Ulja e tensioneve SHBA–Iran – Egjipti dhe Turqia ndërmjetësojnë mesazhet mes palëve

Një zyrtar i lartë iranian ka bërë të ditur se komunikimet mes Uashingtonit dhe Teheranit po zhvillohen përmes kanaleve indirekte, me Egjipti dhe Turqia që po luajnë rolin e ndërmjetësit.

Në një deklaratë për Al Jazeera, ai theksoi se gjatë ditëve të fundit janë shkëmbyer mesazhe në një frymë mirëkuptimi, me synim uljen e tensioneve mes dy vendeve.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar dy kushte të vendosura nga Irani për t’i dhënë fund përplasjeve: pagesën e dëmeve dhe njohjen e një “agresioni” ndaj Teheranit.

Zyrtari iranian shtoi gjithashtu se Presidenti i SHBA-së nuk ka autoritet për të vendosur kushte përfundimtare apo afate në negociata, duke lënë të kuptohet se bisedimet mbeten të ndërlikuara dhe larg një marrëveshjeje përfundimtare.