Përleshje të përgjakshme në Pakistan pas sulmeve ndaj Iranit – 9 viktima dhe dhjetëra të plagosur

PAKISTAN – Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një serie përleshjesh mes protestuesve dhe policisë në disa qytete të vendit, në reagim ndaj sulmeve ajrore amerikane dhe izraelite ndaj Iranit.

Sipas një mjeku të lartë në Karachi, në spital janë transportuar nëntë trupa të pajetë dhe të paktën 32 të plagosur. Një zyrtar i Edhi Foundation konfirmoi se ekipet e shpëtimit ndërhynë pas përleshjeve që shpërthyen kur policia tentoi të ndalonte demonstruesit të hynin në kompleksin e Konsullatës së Përgjithshme të SHBA-së në Karaçi.

Protesta u regjistruan edhe në Lahore dhe Islamabad, ku autoritetet vendosën shtetrrethim në zonat më të tensionuara. Policia nuk ka publikuar ende një bilanc zyrtar për ngjarjet.

Ndërkohë, një zyrtar i OKB-së bëri me dije se një zyrë e Kombeve të Bashkuara u dogj në Gilgit, në rajonin Gilgit-Baltistan të administruar nga Pakistani, duke reflektuar përshkallëzimin e situatës.

Autoritetet lokale vijojnë përpjekjet për të rikthyer qetësinë, ndërsa tensionet në rajon mbeten të larta.