“Ngushtica e Hormuzit mbyllet” – Irani paralajmëron: SHBA duhet të tërhiqet pas sulmit në ishullin Khargo

Tensionet mes Teheranit dhe Uashingtonit janë përshkallëzuar pas sulmit të SHBA-ve mbi ishullin Khargo.

Mohsen Rezaei, anëtar i Këshillit të Sigurisë së regjimit iranian, deklaroi se “Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet dhe asnjë anije amerikane nuk ka të drejtë të hyjë në Gjirin Persik. Siguria do të garantohet vetëm pas tërheqjes së SHBA-ve nga rajoni.”

Ai shtoi se “Lufta do të përfundojë vetëm kur të marrim të gjitha dëmshpërblimet nga SHBA dhe të kemi një garanci të plotë për të ardhmen tonë, gjë që nuk mund të arrihet pa tërheqjen amerikane nga Gjiri.”

Ky reagim vjen në sfondin e përshkallëzimit të konfliktit mes SHBA-së dhe Iranit, ku sulmet amerikane synojnë objektiva strategjike në infrastrukturën ushtarake dhe naftëmbajtëse të Iranit.