Një gjeneral i lartë i Iranit është vrarë në një sulm, së bashku me disa anëtarë të familjes së tij, sipas konfirmimit nga Garda Revolucionare Islamike (IRGC).
Bëhet fjalë për Jamshid Eshaghi, gjeneral major dhe këshilltar i shefit të Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura iraniane. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi vendin apo rrethanat e sulmit.
Ngjarja vjen në një moment të tensionuar në rajon, ku përplasjet ushtarake janë intensifikuar ndjeshëm.
Ndërkohë, mediat shtetërore iraniane kanë bërë të ditur se ceremonia mortore për komandantin e marinës së IRGC-së, admiralin Alireza Tangsiri, i vrarë më herët në një sulm izraelit, do të zhvillohet të hënën.









