Drama në playoff: Bosnja eliminon Italinë – Kalojnë edhe Çekia dhe Suedia

Janë përcaktuar skuadrat e radhës që kanë siguruar kualifikimin për në Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, pas ndeshjeve dramatike të playoff-it.

Kosova nuk arriti të realizojë ëndrrën e madhe, pasi u mposht minimalisht 1-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke mbetur jashtë këtij kompeticioni madhor.

Surpriza më e madhe e mbrëmjes erdhi nga Zenica, ku Bosnja arriti të eliminojë Italinë pas një përballjeje të fortë që u vendos nga pika e bardhë. Pas 120 minutash lojë, rezultati ishte 1-1, ndërsa italianët luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 41-të pas daljes me karton të kuq të Alessandro Bastonit.

Edhe përballja mes Republikës Çeke dhe Suedisë u vendos me penallti. Koha e rregullt dhe shtesat përfunduan 2-2, ndërsa çekët u treguan më të saktë nga 11-metërshi, duke fituar 3-1 dhe siguruar kualifikimin.

Ndërkohë, një biletë për në Botëror siguroi edhe Suedia, e cila triumfoi në një ndeshje spektakolare ndaj Polonisë me rezultatin 3-2. Golin vendimtar e realizoi Viktor Gyokeres në minutën e 88-të, duke vulosur kualifikimin për suedezët pas një sfide plot emocione.