Bruksel i alarmuar për çështjen Balluku – Ambasadori Gonzato thirret me urgjencë të raportojë për imunitetin e ish-zvkryeministres dhe situatën në Shqipëri”

Ditën që kryeministri Edi Rama konfirmoi se socialistët do të votojnë kundër kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, u thirr me urgjencë në Bruksel për të raportuar mbi situatën në vend.

Mbledhja e Grupit të Punës për Zgjerimin pranë Këshillit të Bashkimit Europian, që prej muajsh nuk kishte diskutuar çështjen e Shqipërisë, u riaktivizua pas ndryshimeve të fundit në kabinetin qeveritar të Tiranës. Një nga pikat kryesore ishte diskutimi për imunitetin e deputetëve dhe progresin e reformave në drejtësi.

Gonzato informoi vendet anëtare mbi çështjen Balluku, si dhe mbi reforma të tjera që lidhen me avancimin e Shqipërisë në grupkapitullin e parë të negociatave për anëtarësim. Raporti i shumicës parlamentare për kërkesën e SPAK do të votohet të enjten në seancë plenare, ku votat e socialistëve pritet të jenë të mjaftueshme për të refuzuar heqjen e imunitetit të ish-zëvendëskryeministres.

Ky zhvillim sinjalizon tension të lartë midis institucioneve shqiptare dhe monitorimit të BE-së mbi progresin në drejtësi dhe sundimin e ligjit.