Bayern Munich “shkatërron” Atalantën – E turpëron 10 – 2 duke marshuar frikësues në çerekfinale

Bayern Munich ka dhënë një demonstrim force në UEFA Champions League, duke eliminuar pa mëshirë Atalanta me rezultatin e përgjithshëm 10-2.

Në ndeshjen e kthimit, bavarezët fituan bindshëm 4-1, duke konfirmuar dominimin total në të dyja përballjet dhe duke mos lënë asnjë dyshim për superioritetin e tyre.

Kjo diferencë e thellë është më e madhja për klubin gjerman në një fazë me eliminim direkt në Europë që prej vitit 2009, një sinjal i qartë për rivalët se Bayerni është një pretendent serioz për trofeun.

Skuadra gjermane duket në formë të frikshme, ndërsa synon të rikthehet në majën e futbollit europian këtë sezon.