Në Maqedoninë e Veriut, 385 studentë shqiptarë të fakulteteve të drejtësisë kanë dorëzuar një peticion zyrtar, duke kërkuar që provimi shtetëror i jurisprudencës – i domosdoshëm për t’u bërë gjyqtar, prokuror ose avokat – të mund të mbahet edhe në gjuhën shqipe, gjuhë zyrtare në vend dhe në të cilën ata kryejnë studimet.
Megjithatë, Ministria e Drejtësisë ka refuzuar kërkesën, duke argumentuar se provimi shërben edhe si test për njohjen aktive të gjuhës maqedonase dhe se ligji aktual nuk parashikon zhvillimin e tij në gjuhë tjetër përveç maqedonishtes. Sipas ministrisë, njohja e gjuhës maqedonase mbetet një kusht ligjor për ushtrimin e profesioneve juridike në vend.
Studentët shqiptarë insistojnë se kjo kërkesë nuk është privilegj, por një të drejtë që burojnë nga statusi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare dhe nga e drejta për të kryer studimet në gjuhën e tyre amtare, duke synuar barazinë dhe mundësi të njëjta në karrierën juridike.
Ky mosmarrëveshje ka ndezur debate të reja mbi gjuhën dhe të drejtat e komunitetit shqiptar në sistemin arsimor dhe juridik të Maqedonisë së Veriut.









