Ministri i Jashtëm i Poloni, Radoslaw Sikorski, ka paralajmëruar për rrezikun e një konflikti të përmasave globale, duke deklaruar se vendi duhet të përgatitet për një luftë në shkallën që kanë përjetuar gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë.
Në fjalën e tij para parlamentit polak, ai theksoi se kërcënimi nga Vladimir Putin mbetet real dhe se, nëse Ukraina mposhtet, rreziku nga Rusia jo vetëm që nuk do të ulet, por do të rritet.
Sikorski nënvizoi se Polonia, e cila kufizohet si me Rusinë ashtu edhe me Ukrainën, do të ishte në vijën e parë të çdo agresioni të ri rus. Sipas tij, një sulm ndaj vendeve të krahut lindor të NATO-s do të kishte kosto të lartë, ndërsa agjencitë perëndimore të inteligjencës kanë paralajmëruar për përshkallëzim të situatës.
Ai përmendi gjithashtu sulmet me dronë, sabotimin hekurudhor dhe fushatat e dezinformimit si elementë që tregojnë për tensionet në rritje në rajon.









