Parlamenti i Gjermani ka miratuar ndryshime të rëndësishme në rregullat e azilit, duke ashpërsuar kontrollin e migracionit dhe përshpejtuar dëbimin e azilkërkuesve të refuzuar.
Bundestag votoi pro masave me 309 vota, kundër 260 dhe dy abstenime. Koalicioni qeverisës i kristian-demokratëve dhe social-demokratëve e mbështeti legjislacionin, ndërsa AfD votoi kundër.
Ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt, deklaroi se reformat synojnë forcimin e kufijve të jashtëm të BE-së, rikthimin e funksionalitetit të sistemit të Dublinit dhe garantimin e solidaritetit mes vendeve anëtare. Sipas tij, Evropa po dërgon një mesazh të qartë për ashpërsimin e qasjes ndaj migracionit.
Rregullat e reja parashikojnë kontroll identiteti për të gjithë azilkërkuesit në hyrje, si dhe përpunimin në kufijtë e jashtëm të BE-së të aplikimeve nga shtetas të vendeve me shkallë të ulët njohjeje.
Gjithashtu, legjislacioni autorizon landët gjermane të krijojnë qendra për migracion dytësor, ku do të strehohen azilkërkues që kanë hyrë fillimisht në një tjetër shtet anëtar të BE-së dhe kanë paraqitur atje kërkesën për azil, derisa të shqyrtohet përgjegjësia ligjore e rastit.









