Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mbështetje të hapur për veprimet ushtarake të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara kundër Iranit.
Në një reagim të publikuar në platformën X, Osmani deklaroi se “ka ardhur ora e lirisë për popullin e Iranit”, duke e lidhur këtë moment me udhëheqjen e SHBA-së dhe presidentit amerikan Donald Trump.
Ajo theksoi se Republika e Kosovës qëndron e palëkundur përkrah Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në mbrojtje të lirisë, paqes, sigurisë dhe stabilitetit global.
Presidentja gjithashtu dënoi sulmet e regjimit iranian ndaj aleatëve në Lindjen e Mesme, duke shtuar se Kosova do të vazhdojë të mbështesë veprimet e ndërmarra nga SHBA-ja dhe partnerët e saj për t’i dhënë fund regjimit iranian dhe për të hapur rrugën drejt lirisë dhe paqes.









