GJYKIMI/ Korrupsion në zgjedhje – kryebashkiaku i Vaut të Dejës Kristian Shkreli në GJKKO

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, është paraqitur këtë të enjte në GJKKO, ku pritet të zhvillohet seanca gjyqësore në ngarkim të tij.

Sipas informacioneve, SPAK ka thirrur disa dëshmitarë që do të japin deklarime në kuadër të procesit. Shkreli u mor i pandehur për korrupsion zgjedhor pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Ai akuzohet se, përmes premtimeve për investime publike, ka kërkuar vota në favor të Partia Socialdemokrate.

Gjatë fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama iu drejtua publikisht Shkrelit në një takim me fjalët: “Kristian, mos më luaj me dy porta”.

Shkreli është përfaqësues i zgjedhur i Partia Socialiste e Shqipërisë, por njihet gjithashtu si i afërt me PSD-në dhe me kreun e saj, Tom Doshi.