Deti “mësyn” thellë në tokë – Dallgët përmbytin shtëpi e biznese në Orikum – Bregdeti nën ujë

Bregdeti i Orikumit u përball sot me një fenomen natyror të pazakontë që shkaktoi shqetësim te banorët. Niveli i detit u rrit mbi 1.5 metra, duke dalë në tokë dhe duke përmbytur disa banesa dhe ambiente biznesi pranë vijës bregdetare.

Uji pushtoi gjithashtu edhe rrugën kryesore të zonës, duke vështirësuar lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve.

Sipas të dhënave paraprake, situata lidhet me kombinimin e baticës së lartë, erërave të forta dhe dallgëve të fuqishme, që shtynë detin drejt tokës. Për fat, deri tani nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa dëmet janë kryesisht materiale.