Shtetet e Bashkuara po përgatiten të lehtësojnë një pjesë të sanksioneve që godasin industrinë e naftës në Venezuelë, sipas një raportimi të Reuters, duke sinjalizuar një ndryshim të rëndësishëm në qasjen e Washingtonit ndaj Karakasit.
Administrata amerikane është duke punuar për të nxjerrë shumë shpejt një licencë të përgjithshme, e cila do të lejonte zbutjen e disa kufizimeve mbi sektorin energjetik venezuelian. Ky hap pritet të hapë rrugë për më shumë aktivitete në një nga industrinë më të rëndësishme të vendit latino-amerikan.
Sipas Reuters, kjo lëvizje përfaqëson një devijim nga strategjia e mëparshme, e cila parashikonte dhënien e përjashtimeve rast pas rasti për kompanitë që kërkonin të operonin në Venezuelë. Tani, duket se SHBA po zgjedh një qasje më të gjerë dhe më fleksibël.
Vendimi mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë jo vetëm në ekonominë venezueliane, por edhe në tregjet globale të energjisë, në një kohë kur furnizimi me naftë mbetet çështje kyçe në arenën ndërkombëtare.









