DEL FOTO/ Trump publikon foton e Nicolas Maduros pas arrestimit të tij – do të transferohet në Guantanamo

Presidenti amerikan Donald Trump publikoi fotot e para të presidentit të Venezuelës, Nikolas Maduro, pas arrestimit të tij dhe të bashkëshortes nga forcat speciale amerikane Delta Force. Në fotografi, Maduro shihet me sy të mbuluar dhe duar të lidhura, i ulur brenda një mjeti ajror ushtarak, i shoqëruar nga dy persona të veshur me uniforma kamuflazhi në të majtë dhe të djathtë. Ai mban veshur rroba me ngjyrë të çelët.

Fotot u bënë publike nga media venezueliane WRadio, ndërsa më herët Trump njoftoi në rrjetin social Truth Social se Maduro dhe bashkëshortja e tij janë ndaluar dhe janë transferuar jashtë vendit.

Sipas zyrtarëve amerikanë të intervistuar nga CBS News, arrestimi u krye nga njësia elite Delta Force, e cila njihet për operacionet e nivelit të lartë, përfshirë misionin e vitit 2019 që çoi në vdekjen e ish-udhëheqësit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi.

Trump gjithashtu përmendi se Maduro ishte shpallur në kërkim nga SHBA që nga viti 2020 për trafikun e madh të drogës drejt Amerikës.

Në postimin e tij, presidenti Trump shkruante:
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës realizuan me sukses një operacion të madh kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj, presidentit Nikolas Maduro, i cili, së bashku me bashkëshorten, u arrestua dhe u transferua ajror jashtë vendit. Operacioni u krye në bashkëpunim me autoritetet amerikane të zbatimit të ligjit. Detaje të mëtejshme do të publikohen. Sot në orën 11:00 do të mbahet një konferencë për media në Mar-a-Lago. Faleminderit për vëmendjen tuaj!”