TAKTIKA E ZVARRITJES/ 10 mijë faqe prova për Ballukun – avokati mbrojtës tenton të fitojë kohë: Dua 3 javë të njihem me provat – SPAK pranon për 5 ditë maksimumi

Dalin të tjera detaje nga mbledhja e Këshillit të Mandateve ku po diskutohet mbi imunitetin e Belinda Ballukut.

Ardian Kalija, avokati i Belinda Ballukut ka kërkuar të shtyhet me 3 javë mbledhja e Këshillit të Mandateve për tu njohur më të gjitha aktet e SPAK.

SPAK ka thënë se maksimumi mund të marrë 5 ditë kohë për tu njohur me aktet, por avokati thotë se janë 10 mijë faqe dosje.

PS propozon që mbledhja të shtyhet më datë 19 janar.

Në mbledhje kishte debat edhe sa i përket faktit që provat e SPAK duhet të vihen ose jo në dispozicion të deputetëve.

Opozita kërkon të marre USB me provat dhe ta shqyrtojë pas mbledhjes. Ndërkohë PS kerkon te mos dale nga mbledhja dokumentacioni që ka sjelle SPAK.

Prokuroret deklaruan se materiali i USB-se mund të aksesohet vetem nga anetaret e Keshillit te Mandateve, dhe jane dakord që deputetet ta marrin me vete.