Erling Haaland ka shkruar historinë në Premier League.
Sulmuesi i Manchester Cityt ka kaluar totalin e golave të Cristiano Ronaldos (103) në Premier League, duke kaluar numrin e golave të tij, plot 104 sosh, me 122 ndeshje më pak se portugezi.
Këtë norvegjezi e arriti në duelin ndaj West Ham United.
Ky rekord i ri tregon shpejtësinë dhe efikasitetin e lartë të Haaland, i cili ka arritur të shënojë më shumë se një legjendë si Cristiano Ronaldo në shumë më pak paraqitje.
Tashmë, sulmuesi norvegjez nuk është thjesht një yll i Cityt, por një nga golashënuesit më të shpejtë në histori të Premier League.
Ky arritje përforcon statusin e Haaland si një nga sulmuesit më të frikshëm në futbollin modern dhe tregon se Manchester City ka në skuadër një lojtar me potencial për të thyer edhe më shumë rekorde në të ardhmen.









