EMRI/ Humb jetën në spital pas dy ditësh i moshuari që u përplas me biçikletë

Një 78-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Korçës, ku po trajtohej nën kujdesin e mjekëve, dy ditë pas aksidentit të ndodhur në fshatin Sovjan.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor në spitalin e Korçës, Hetran Fetollari nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të rënda të shkaktuara nga aksidenti.

Drejtuesi i makinës, i përfshirë në incident, u arrestua menjëherë nga policia dhe po hetohet për rrethanat e ngjarjes.