Legjenda e futbollit, Lionel Messi, shkroi një tjetër faqe historike në karrierën e tij, duke realizuar golin e 896-të për të dhënë avantazhin 2-0 për Argjentinën në miqësoren ndaj Angolës.
Në këtë ndeshje, 38-vjeçari filloi me një asist të saktë për Lautaro Martínez-in, duke i dhënë avantazhin skuadrës dhe regjistruar asistimin e 401-të në karrierë.
Më pas, Martínez ia ktheu shërbimin, ndërsa Messi shënoi një goditje fantastike golin e tij të 115-të për ‘La Albiceleste’.
Ky moment përforcon edhe një herë statusin e Messit si një nga ikonat më të mëdha të futbollit, ndërsa miqësorja shërbeu si përgatitje e rëndësishme për kualifikueset e Botërorit 2026.
Messi vazhdon të sfidojë kohën dhe të vendos rekorde që duket se janë të paarritshme për çdo futbollist tjetër.









