TUBIMI/ Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK – sot 6 mijë protestues para Asamblesë Parlamentare të KE në Strasburg!

Rreth 6 mijë protestues nga gjitha trojet shqiptare priten të marrin pjesë sot në protestën e paralajmëruar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) në Strasburg, përballë Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës.Protesta do të mbahet në shenjë mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Kjo protestë vjen pas pritestave të ngjashme të mbajtura më herët në Prishtinë, Hagë dhe Tiranë. Një protestë tjetër është paralajmëruar të zhvillohet edhe në Maqedoninë e Veriut. 

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, figura qendrore të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndodhen prej 5 vitesh të arrestuar në Gjykatën Speciale në Hagë, ndërsa procesi ndaj tyre nisi vetëm në vitin 2023.