TALLJA/ Gaz Bardhi i Berishës vihet në lojë – prezanton foton që i kanë dhënë me 20 vjetorin e DPSHTRR te Pallati i Brigadave si mbledhje sekrete e “bashkëpuntorëve” të Ballukut

Një fotorafi e publikuar këtë të martë nga Gazment Bardhi me pretendimin se ka bërë zbulimin e madh kundër atij që ai e quan klani “2B” dhe një mbledhje top sekret në një apartament te “Shkalla H”, është as më shumë dhe as më pak një informacion I pavërtetë.

Ajo që është trumbetuar me të madhe si një mbledhje sekrete, në fakt është një takim I zhvilluar në sytë e të gjithëve, në ceremoninë jubilare të 20 vjetorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Në 1 Nëntor 2019, në Pallatin e Brigadave është organizuar nga DPSHTRR ceremonia e veçantë dhe të pranishëm mes shumë zyrtarëve të shtetit, ka qenë dhe vetë kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku.

Ata janë shoqëruar nga stafet e tyre dhe në përfundim të ceremonisë, kanë qëndruar për disa momente në një nga hollet e Pallatit të Brigadave, ku kanë vazhduar të bisedojnë dhe të konsumojnë diçka nga banketi.

Ambienti dhe mënyra e arredimit të tij, për ata që kanë qenë të paktën një herë të vetme në Pallatin e Brigadave, janë lehtësisht të verifikueshm.

ÇUDIA/ Gaz Bardhi i PD bie në grackë, prezanton 20 vjetorin e

Ceremonia jubilare e 20-vjetorit të DPSHTRR-së – 1 Nentor 2019

Mirëpo, në vazhdën e spekulimeve dhe raportimeve copy-paste, edhe kjo fotografi është shitur si një mbledhje top sekrete, kur nuk ka qenë aspak e tillë dhe për më tepër, është zhvilluar në një ambient lehtësisht të verifikueshëm dhe me prani të madhe, edhe të diplomatëve të huaj që ishin ftuar për prezantimin e koleksionit “RETRO”.

Pamjet janë gjithandej në internet dhe aktiviteti është pasqyruar gjerësisht, si në komunikatat zyrtare të DPSHTRR-së, Kryeministrisë, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ashtu edhe në mediat që kanë qenë të pranishme gjatë ceremonisë jubilare.

Ndaj, ato se çfarë janë shkruar nga kreu I Grupit të PD, pas verifikimit, rezultojnë thjesht propagandë politike.