Agjencia meteorologjike e Japonisë lëshoi një paralajmërim për cunami të premten, pasi një tërmet me magnitudë 6.7 ballë goditi pjesën verilindore të vendit. Tërmeti ndodhi në orën 17:03 sipas kohës lokale (1:03 të mëngjesit ET) pranë prefekturës Iwate dhe ekziston rreziku i një cunami.
Më pas, Japonia lëshoi të martën një paralajmërim për cunami për prefekturën Iwate në veri të vendit, duke u bërë thirrje banorëve të qëndrojnë larg zonave bregdetare. Pritet që cunami të jetë rreth një metër.









