E RENDE/ Aksident me dy viktima në Zall Bastar

Një aksident i rëndë me dy viktima

Policia konfirmon se një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.

Një aksident i rëndë me pasojë dy viktima ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Zall Bastarit, në periferi të Tiranës. Sipas informacioneve paraprake, mjeti me të cilin udhëtonin dy persona ka rënë në një humnerë, duke u marrë jetën të dy udhëtarëve, të moshës rreth 45 dhe 50 vjeç.

Policia është njoftuar nga një qytetar për ngjarjen tragjike dhe menjëherë janë nisur drejt vendit të ngjarjes efektivë të Policisë Rrugore, forcat “Shqiponja”, si edhe një helikopter mjekësor i Ministrisë së Shëndetësisë.

Bëhet me dije se zona ku ka rënë automjeti është e thellë dhe e vështirë për t’u aksesuar, ndërsa policia ende nuk ka arritur në pikën e saktë të aksidentit për të verifikuar rrethanat dhe identitetin e viktimave.