DY-STANDARTE/ PD kërkoi përjashtimin e Taulant Ballës për fyerje – PS nuk e ndëshkon siç bëri me Berishën, ja rrëzon këkesën tek Sekretariati i Etikës

Sekretariati i Etikës ka vendosur të rrëzojë kërkesën e PD-së për përjashtimin e Taulant Ballës. PD në kërkesë u shprehen se Balla ofendoi dhe përdori gjuhë kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës.

Sekretariati vendosi sot që të përjashtojë Berishën me 10 ditë nga Parlamenti. Përjashtimi i tij erdhi pas kërkesës së një grupi deputetësh të PS për shkak te deklaratave të Berishës ndaj ambasadorit të BE në Shqipëri, Silvio Gonzato.