Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se Belinda Balluku e ka kërcënuar Edi Ramën, duke i thënë “se nuk jam ai qurraveci i bashkisë, unë të marr me vete”.
Nga jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, Berisha tha po ashtu, se Rama, por edhe familjarë të Ballukut kanë kërcënuar prokurorin Dritan Prençi, i cili ka në dorën dosjen e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
“E morët vesh ju çfarë kërcënimesh i kanë bërë Dritan Prençit. Nga Edi Rama tek Troplini, e me radhë familjarët e Rahmetlisë.
Sot më duhet të them se aty pati një sinqeritet Batoni, tha fajin e ka Edi Rama.
A do vijë Edi këtu? Rahmetlia i tha, nuk jam qurraveci i bashkisë unë, të marr me vete. Në fakt shkrimi i Batoni tregon që ajo ka ndërmend ta marrë me vete” tha Berisha.









