AKSIDENT/ Përplasen tre makina në aksin Levan – Tepelenë- plagoset pasagjerja

 Një aksident i rëndë ka ndodhur ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Levan–Tepelenë, në vendin e njohur si “Kthesa e Varibopit”. Mësohet se në aksident janë përfshirë tre mjete.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur një pasagjere. Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe autoambulanca, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për normalizimin e qarkullimit në aksin rrugor.