Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku pritet të zhvillojë një takim zyrtar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Dy liderët u përshëndetën me një shtrëngim duarsh përpara hyrjes kryesore, përpara se të hynin në ambientet e brendshme për takimin e tyre.
Pritet që në fokus të bisedimeve të jenë mbështetja ushtarake dhe financiare për Ukrainën, si dhe zhvillimet më të fundit në frontin lindor të vendit. Zelensky para takimit zhvilloi një takim me prodhuesin e raketave Tomahawk









