VENDIMI/ S’ka liri për Ilir Metën – Kërkoi ta nxjerrin nga qelia – Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Ilir Metës për lirimin nga qelia dhe zëvendësimin e masës së sigurisë.

Kujtojmë se ish-presidenti Ilir Meta qëndron në paraburgim prej 21 tetorit të vitit të kaluar.

Në dosje, Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë, në lidhje me lobimin e LSI në SHBA.

Nëna e Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, dhe shtetasit Pirro Xhixho e Ema Çoku akuzohen gjithashtu për pastrim parash dhe korrupsion. Konkretisht, Xhixho për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë, në bashkëpunim.