Ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese po mbahet seanca për shqyrtimin e shkarkimit të Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës dhe për shqyrtimin e dekretit të Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet në këtë Bashki.
I pranishëm në këtë seancë gjyqësore është edhe vetë Erion Veliaj, i cili do të lërë për disa orë qelinë e paraburgimit të Durrësit.
Ndërkohë Përfaqësues të Presidencës kërkuan në Gjykatë anulim të vendimit për shfuqizimin e dekretit që anulon zgjedhjet në Tiranë.
Nga ana tjetër, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë tërhequr për vendim, pas kërkesës së Presidencës, shkruan A2 CNN.
“Kemi kërkuar që të merret në shqyrtim kërkesa për shfuqizim të dekretit dhe të deklaronit moskompetencën. Zgjedhjet në Tiranë u penguan dhe duhet të kthehet kushtetueshmëria e dekretit. Ne po ju paraqesim kërkesën, që të anuloni shfuqizim e dekretit 350, si hap që duhet t’i paraprijë kësaj kërkese”, tha përfaqësuesja e Presidencës









