SEANCA NE KUSHTETUESE/ Veliaj bën viktimën – paraqet fakte të paqëna para trupit gjykues: Më rrëmbyen nga zyra ime dhe më mbyllën në qeli

Erion Veliaj ka gënjyer para anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ku është shprehur se është rrëmbyer nga zyra dhe është mbyllur në një qeli me një logjikë burgosje apo shoqërimi më të rëndë se sa të vrasësit serial.

Në fakt Veliaj gënjen pasi në vend që në arrestimin e tij të merrej me pranga sic duhet në zbatim të ligjit si çdo qytetar tjetër i kësaj Republike, ai doli serbes serbes nga zyra e tij dhe u fut në mjetin ku më pas u shoqëruar për në qeli.

“Kam pritur 9 muaj për këto 9 minuta. Beteja ime për tu dëgjuar para jush vjen pas një sage të gjatë zhgënjyese për të thënë të drjetën për tu dëgjuar çfarë paskam bërë që jam rrëmbyer nga zyra ku më kanë zgjedhur qytetarët dhe jam mbyllur në një qeli me një logjikë burgosje apo shoqërimi më të rëndë se sa të vrasësit serial.

Kam sot më shumë policë në Gjykatën Kushtetuese seç kam avokatë.

Kam përjetuar një periudhë të gjatë, të mbushur me shkelje të të drejtave të mia themelore si qytetar i kësaj republike por mbi të gjitha një periudhë denigrimi dhe për tu hequr zëri i një të përzgjedhuri tre herë radhazi të qytetarëve të Tiranës.

Kjo nuk është thjesht një përpjekje për të më denigruar mua, ky është nëj përçmim, një neeveri ndaj votës ndaj gjësë më të çmuar që ka demokracia.

Përçmimi ndaj saj është përçmimi ndaj forcës që kanë qytetarët është nëj përcmim ndaj fuqisë që populli i jep Republikës për ta drejtuar në emër të tij”, tha Veliaj.