Tre shqiptarë janë arrestuar së fundmi nga policia greke në pikat kufitare të Janinës dhe Kakavijës. Dy prej tyre, raste të ndryshme, u prangosën në Kakavijë.
Njëri prej tyre kërkohej nga Maqedonia Perëndimore, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Apelit për Krime me 1 vit burg, ndërsa tjetri është dënuar nga Gjykata e Kundërvajtjeve të Follorinës me 1500 euro gjobë. Të dy këta shqiptarë akuzohen për shkelje të legjislacionit të huaj.
Ndërkohë shqiptari tjetër u ndalua në Janinë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet zviceriane për shkelje të ligjeve për drogë. Referuar ligjeve në Zvicër, ai mund të dënohet deri në 20 vite burgim. Mediat nuk kanë publikuar asnjërin prej identiteteve të personave të arrestuar ndërsa ndaj tyre kanë nisur zbatimi i procedurave për ekstradim.









