Presidenca ka dekretuar hapjen e procedurave të aplikimit për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.
Vakancë e krijuar pasi gjyqtares Sonila Bejtja e mbaroi mandati.
Më 24 tetor, Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën e paraqitur nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, duke deklaruar mbarimin e mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja.
Vendimi është marrë në mbledhjen e datës 24 tetor 2025.
Sipas vendimit theksohet se mandati i gjyqtares Sonila Bejtja ka përfunduar në 25.04.2025.









