GRABITJA NE LUVËR/ Presidenti Macron premton: Do t’i gjejmë veprat e vjedhura; autorët do të përballen me drejtësinë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka reaguar për herë të parë pas vjedhjes së ndodhur në Muzeun e Luvrit, duke premtuar se autoritetet do të gjejnë të tetë stolitë e vjedhura dhe se autorët do të vihen përpara drejtësisë.

“Vjedhja e kryer në Luvër është një fyerje ndaj një trashëgimie kulturore që e duam, sepse është pjesë e historisë sonë. Do t’i gjejmë veprat dhe autorët do të dalin përpara drejtësisë. Po bëhet çdo përpjekje, në çdo drejtim, për ta arritur këtë, nën drejtimin e prokurorisë së Parisit,” u shpreh presidenti francez.

Ai shtoi gjithashtu se masat për sigurinë janë tashmë pjesë e një plani të ri për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

“Programi ‘Louvre Nouvelle Renaissance’, të cilin e nisëm në janar, parashikon forcimin e masave të sigurisë. Ai do të garantojë ruajtjen dhe mbrojtjen e asaj që përbën kujtesën dhe kulturën tonë,” përfundon Macron në deklaratën e tij.

louvre2_arthrou

Kujtojmë se tetë objekte të paçmueshme u vodhën nga Muzeu i Luvrit në Paris, në një grabitjeje spaktakolare brenda 7 minutash, që ngjan më shumë me skenë filmi sesa me një krim të zakonshëm.

Hajdutët arritën të futen në Sallën e Apolonit, ku janë ekspozuar bizhuteritë më të vlefshme dhe të rralla të koleksionit francez, dhe për vetëm shtatë minuta, çanë vitrinat e blinduara dhe morën sendet e çmuara.

Ministria Franceze e Kulturës ka publikuar një listë të bizhuterive të vjedhura nga hajdutët në shtatë minuta

Kurorë nga seti i bizhuterive të mbretëreshës Maria Amalia dhe mbretëreshës Hortense

louvre kurore stolite grabitja (8)

Gjerdani nga seti i safirëve të Mbretëreshës Maria Amalia dhe Mbretëreshës Hortense:

louvre kurore stolite grabitja (7)

Vathë nga seti me safirë i Mbretëreshës Maria Amalia dhe Mbretëreshës Hortense

louvre kurore stolite grabitja (6)

Varëse smeraldi nga koleksioni i perandoreshës Maria Luiza

louvre kurore stolite grabitja (5)

Një palë vathë smeraldi nga i njëjti set

louvre kurore stolite grabitja (1)

Karficë me relike 

louvre kurore stolite grabitja (4)

Kurora e perandoreshës Eugenia

louvre kurore stolite grabitja (3)

Karficë në formë fjongoje e perandoreshës Eugenia, një objekt unik me 2,634 diamantë, i blerë nga Luvri në vitin 2008 për 6.72 milionë euro, pasi kishte qenë më parë në një koleksion privat në SHBA.

louvre kurore stolite grabitja (2)