FAKT I ERRET/ Altin Dumani zbardh detaje mbi arrestimin e Ilir Metës: Nuk e ekzekutova unë urdhrin!

Kryeprokurori Altin Dumani gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve ka komentuar dhe arrestimin e ish-presidentit të Shqipërisë dhe njëkohësisht kryetar i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ishte Tedi Blushi, i cili i kërkoi një koment sesi e cilëson mënyrën e arrestimit të Ilir Metës.

Dumani është përgjigjur se nuk është aspak dakord me atë formë të arrestimit, por pavarësisht kësaj nuk ndihet aspak përgjegjës pasi nuk është ai që ka ekzekutuar urdhrin.

“Urdhrat e ekzekutimit i bën policia e shtetit. Kjo është praktikë e përditshme e ndërtuar ndër vite. Nuk ndihem përgjegjës për mënyrën e arrestimit sepse nuk e kam ekzekutuar unë masën edhe pse ajo lë shumë për të dëshiruar dhe jam kundër kësaj mënyre”, tha Dumani.

Kujtomë që kanë qenë efektivët e Policisë së Shtetit që u angazhuan në arrestimin e Ilir Metës më 21 tetor 2024. Meta u ndalua befasisht në zonën e ‘Casa Italia’ kur u prangos me dhunë.