Tirana do të përballet sot me Flamurtarin në orën 16:00. Sfida është e vlefshme për javën e tretë të Superiores.
Atmosfera pozitive mbizotëron sot në kampin e bardhebluve. Shkak është bërë ditëlindja e Etien Tares dhe pjesëtarit të stafit, Xhuljan Reçi.
Klubi kryeqytetas ka ndarë pamjet nga dreka e fundit ku iu është uruar datëlindja të dytë. Tare u transferua në këtë merkato te Tirana.
Deri tani nuk ka luajtur asnjë minutë. Tirana barazoi përballjen e parë me Bylisin, ndërsa humbi atë ndaj Vorës më pas.
Pamjet e publikuara nga Tirana: (VIDEO)









