Tre avionë luftarakë rusë të tipit MiG-31 kanë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë, duke alarmuar forcat ajrore të NATO-s në rajon. Sipas burimeve të cituara nga Politico, avionët rusë janë përballur dhe më pas janë zmbrapsur nga avionë F-35 të Forcave Ajrore Italiane, të dislokuar në kuadër të misionit të Aleancës për mbrojtjen e hapësirës ajrore të Baltikut.
NATO ka reaguar pas raportimeve se avionët ushtarakë rusë “shkelën” hapësirën ajrore të Estonisë.
Qeveria estoneze njoftoi se tre avionë luftarakë rusë MiG-31 fluturuan pranë ishullit Vaindloo, në Gjirin e Finlandës, për rreth 12 minutapa leje.
Në deklaratën zyrtare, një zëdhënës i NATO-s tha se: “Ky është një tjetër shembull i sjelljes së pamatur ruse.
Ishte Ministri i Jashtëm Margus Tsahkna që deklaroi Rusia kishte shkelur hapësirën ajrore estoneze katër herë këtë vit, “gjë që është e papranueshme në vetvete, por shkelja e sotme, gjatë së cilës tre avionë luftarakë hynë në hapësirën tonë ajrore, është e paprecedentë”.
“Testimi gjithnjë e në rritje i kufijve dhe agresiviteti i Rusisë duhet të marrin përgjigje duke forcuar me shpejtësi presionin politik dhe ekonomik”, shtoi ai.
Estonia është vendi i tretë i NATO-s që raporton një ndërhyrje në hapësirën e saj ajrore nga Rusia në javët e fundit; Të dielën, Rumania tha se një dron shkeli hapësirën e saj ajrore gjatë një sulmi rus ndaj Ukrainës fqinje.









