VIDEO-LAJM/ Dasmorë që bllokojnë autostradën!

Nga Mentor Kikia

Nga nenkalimi i TEG-ut deri lart tek “qafa”, drejt Elbasanit, 5 rreshta makinash. Bllokim total.

“Mos thashë- aksident tjeter”

Pas pak, karvani nis te levize, shume ngadale. Dhjetra makina ne krye te karvanit me bllokazh ndezur.

Tek dalja e Mulletit (ku jane fiksuar keto pamje), bllokim serish.

“Po tani cfare ka ndodhur?”

Hapet njera korsi ne drejtim te Elbasanit.

Shikoj nga afer arsyen….

Dubli i radhes i karvanit te nuses. Kameramanit me dron nuk i kishte pelqyer pamja e pare. “Ta bejme dhe njehere.

Ne qe rrinim ne trafik ishim figurantet e videoklipit.

Kam pare qe eshte bere mode kjo. Ne Kashar, kishin bllokuar autostraden Tirane-Durres, e hidhin valle ne mes te rruges. Vec atij me dron ishte edhe ai me daulle.