TRONDITET SERBIA/ Përshkallëzohet protesta në Novi Sad – studentët e Juridikut “pushtojnë” ambientet e Fakultetit të Filozofisë

Studentët e Fakultetit Juridik në Novi Sad kanë hyrë brenda në ndërtesën e Fakultetit të Filozofisë, ku mëngjesit të sotëm dekani Milivoj Alanoviç i kishte përzënë ato.

Në fakultet më pas, me thirrjen e dekanit, kanë arritur pjesëtarë të Njësisë Ndërhyrëse dhe tre automjete policore (të njohura si “marica”).

YMenjëherë pas kësaj ka ardhur edhe Xhandarmëria e Serbisë. Studentëve dhe profesorëve gjatë ditës iu bashkuan edhe bujq dhe grupe qytetarësh, për t’u dhënë mbështetje.

Në një moment është dëgjuar zhurmë para Fakultetit, sepse studentët nga Fakulteti Juridik kishin arritur të hynin në ndërtesën e Fakultetit të Filozofisë nga një hyrje anësore.

Dekani Alanoviç që nga mëngjesi ka qëndruar i mbyllur brenda, ndërsa para ndërtesës ishin mbledhur studentë si dhe grupe qytetarësh.