TELEFONATA/ Negociatat për paqe Ukrainë-Rusi – Putin bashkëbisedon me Erdogan

Lufta për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës ka angazhuar të gjithë aktorët politikë në Europë dhe në botë. Pas takimeve intensive të ditëve të fundit mes Trump me Putin, e më pas mes Trump, Zelenskyt dhe liderëve europian është hapur diskutimi për sigurimin e kryerjes së takimit trilateral mes Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës.

Mësohet se ditën e sotme Putin ka pasur një diskutim telefonik me Erdogan për situatën e negociatave për Ukrainën. Sipas Kremlinit thuhet se Putin e ka vlerësuar ndihmën e ofruar nga Turqia për negociatat.

Kjo telefonatë vjen disa ditë nga takimi i Putinit me presidentin amerikan Donald Trump dhe takimit të këtij të fundit me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderët europianë në Shtëpinë e Bardhë.