POSTIMI/ Izraeli nisi ofensivën e re në Gaza – Macron paralajmëron: Do të çojë në katastrofë dhe rrezikon një luftë të përhershme

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka ngritur tonet ndaj Izraelit duke e cilësuar ofensivën e re të planifikuar në Gaza si një hap që “mund të çojë vetëm në katastrofë për të dy popujt” dhe që rrezikon të zhysë gjithë Lindjen e Mesme në një “luftë të përhershme”.

Në një postim në X, Macron tha se ka zhvilluar biseda telefonike me mbretin Abdallah II të Jordanisë dhe presidentin egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi.

Të tre liderët ndajnë bindjen se zgjerimi i veprimeve ushtarake izraelite në Gaza, që sipas raporteve do të fillonte me pushtimin e qytetit të Gazës, do të hapte një cikël të pafund dhune dhe destabiliteti.

“Rrugëdalja e besueshme” e Macron-it

Kreu i Elizesë parashtroi një plan me disa hapa të domosdoshëm:

“Vetëm një mision ndërkombëtar stabilizimi mund të garantojë qetësinë dhe të hapë rrugën për një zgjidhje politike që të përmbushë aspiratat e të dy popujve, izraelit dhe palestinez,” deklaroi Macron, duke theksuar se Franca do të veprojë krah Egjiptit, Jordanisë dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë.

Deklaratat e Macron-t vijnë në një klimë tensionesh të thella mes Parisit dhe Jerusalemit.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kundërshtuar hapur idenë që Gaza t’i kalohet nën kontroll Autoritetit Palestinez pas luftës, duke e vënë atë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me vizionin e Macron-it.

Për më tepër, Netanyahu e akuzoi presidentin francez se po “ushqen antisemitizmin” pas njoftimit të Francës se në muajin shtator do të njohë shtetin palestinez, një hap që pasoi edhe disa vende të tjera evropiane.

Në një letër dërguar kryeministrit francez, Netanyahu e cilësoi këtë vendim si një “shpërblim për terrorizmin e Hamasit”, që sipas tij do të forcojë refuzimin e këtij grupi për të liruar pengjet dhe do të nxiste urrejtje ndaj hebrenjve.

Konferenca për zgjidhjen me dy shtete

Macron theksoi gjithashtu se Franca, së bashku me Arabinë Saudite, do të bashkëkryesojë muajin e ardhshëm, në New York, një konferencë për zgjidhjen me dy shtete, të cilën e cilësoi si “rruga e vetme e besueshme përpara, për familjet e pengjeve, për izraelitët dhe për palestinezët”.