PERPLASJA/ Në një mbrëmjen gala të Shoqatës Kombëtare të Avokatëve – Biden paralajmëron: “Ai djali” po çmonton parimet, përgatituni se sapo ka filluar

Në një paraqitje në mbrëmjen gala të Shoqatës Kombëtare të Avokatëve, një rrjet avokatësh dhe gjyqtarësh kryesisht afrikano-amerikanë, Joe Biden, kritikoi ashpër administratën e Donald Trump. 

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara paralajmëroi nga Çikago se dega ekzekutive duket se “po bën çmos për të shpërbërë Kushtetutën”. Ai shtoi se mbështetet nga një Kongres “që thjesht rri mënjanë” dhe nga Gjykata Supreme, vendimet e së cilës ai i kritikoi ashpër duke u shprehur: “vendimet që kanë marrë, o Zoti im”.

Ka momente në jetë aq të thella saqë e ndajnë gjithçka në një para dhe një pas.

“Sipas mendimit tim, ne jemi në një pikë të tillë në historinë amerikane – të dukshme në çdo tejkalim mizor administrativ, çdo shkelje të lirive themelore, çdo çmontim të parimeve të ligjit të vendosura prej kohësh”, tha Biden.

Në fjalimin e tij, Biden vazhdimisht i referohej Trump si “ai djali”, pa përdorur emrin e tij. Ai theksoi se shumë amerikanë tani e kuptojnë rëndësinë e kontrolleve gjyqësore mbi degën ekzekutive. “Gjyqtarët kanë rëndësi. Gjykatat kanë rëndësi. Ligji ka rëndësi dhe Kushtetuta ka rëndësi”, tha ai.

Madje ai ka paralajmëruar: “përgatituni, njerëz, kjo sapo ka filluar”.

Sipas Bidenit, administrata aktuale dëshiron të “zhbëjë të gjithë progresin që kam bërë në kohën time” dhe “të fshijë historinë në vend që ta bëjë vetë”. Biden e bëri të qartë se, sipas tij, nuk bëhet më fjalë vetëm për dallimet politike: “Njerëz, nuk mund ta lyejmë këtë me sheqer. Këto janë ditë të errëta, por ju jeni të gjithë këtu për të njëjtën arsye. E ardhmja jonë është fjalë për fjalë në rrezik.”

Biden është tërhequr kryesisht nga jeta publike që nga mandati i tij në detyrë dhe jeton kryesisht në Delaware. Aktualisht ai po trajtohet për një formë agresive të kancerit të prostatës dhe po punon për një libër të ri.