MOMENT HISTORIK/ Putin: Emiratet e Bashkuara Arabe vend i përshtatshëm për takimin me Trump; asnjë problem të takohet dhe me Zelenskyn

Presidenti rus Vladimir Putin gjatë deklaratave të tij në Kremlin shprehur gatishmërinë për të zhvilluar një takim me presidentin amerikan Donald Trump, në një vend neutral, konkretisht Emiratet e Bashkuara Arabe.

 “Kemi shumë miq që janë të gatshëm të na ndihmojnë të organizojmë një takim të tillë. Njëri prej tyre është presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe. Mendoj se do të vendosim, por ky mund të jetë një nga vendet e përshtatshme, mjaft të përshtatshme”, tha Putin.

Në të njëjtën kohë, presidenti rus tha se nuk kishte problem për tu takuar me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, por theksoi se nuk janë kushtet e nevojshme për një dialog. 

“Në përgjithësi, nuk kam asgjë kundër një takimi të tillë. Por që të ndodhë, duhet të krijohen kushtet e përshtatshme – dhe për momentin ato nuk ekzistojnë”, vuri në dukje ai, duke theksuar se tensionet midis Moskës dhe Kievit vazhdojnë të jenë një pengesë serioze për dialogun e drejtpërdrejtë.

Më herët të enjten, ndihmësi presidencial rus Yuri Ushakov njoftoi se Moska dhe Uashingtoni kishin rënë dakord të mbanin një samit që përfshinte udhëheqësit e të dy vendeve në ditët në vijim.

Palët kanë filluar përgatitjet për takimin  java e ardhshme është data e synuar, por është e vështirë të përcaktohet se sa ditë do të zgjasin përgatitjet.

I dërguari special i Shtëpisë së Bardhë, Steven Wittkoff, propozoi idenë e një takimi trepalësh midis Putinit, Trumpit dhe Zelenskyt në një takim të mërkurën, por Moska nuk bëri komente, shpjegoi Ushakov.