MERKATO/ Dani Olmo drejt largimit – Barcelona merr ofertën 70 milionë euro nga Anglia

Pas humbjes në finalen e Superkupës ndaj PSG-së, Tottenhami i është kthyer merkatos.

Klubi londinez synon ta mbyllë këtë afat kalimtar me dy goditje të bujshme.

I pari është Eberechi Eze i Crystal Palace, i dyti Dani Olmo i Barcelonës.

Mediat spanjolle raportojnë se Tottenhami është gati të paguajë 70 milionë euro për të transferuar Dani Olmon.

Katalanasit janë duke e shqyrtuar me kujdes këtë ofertë, duke ditur konkurrencën e shumtë që kanë në repartin që mbulon Dani Olmo.

Ndaj, nuk do ishte aspak befasi nëse Barcelona i thotë “po” ofertës së Tottenhamit.

Ndërkohë, vetë lojtari ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të vazhduar te Barcelona dhe të fitojë sa më shumë trofe me katalanasit.