EMRI/ Aksident me vdekje në Vorë, humb jetën 66-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi kndodhur mbrëmjen e së hënës në Tiranë.

Policia tha se aksidenti ndodhi rreth orës 20:30, në dalje të Vorës, ku automjeti me drejtues shtetasin Jani Tanushi, rreth 53 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin Kujtim Luka, rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.