“Ahmed Ghaleb Al-Rahwi, kryeministri i qeverisë së rebelëve Huthi, është vrarë në një sulm ajror izraelit në kryeqytetin jemenit Sanaa’’, raportoi gazeta Aden Al-Rad, duke cituar burime nga vendi.
Sulmi ndodhi në një apartament ku ndodhej Al-Rahëi bashkë me disa bashkëpunëtorë të tij, të cilët gjithashtu humbën jetën. Mediat izraelite raportojnë se objektivi ishte një takim i nivelit të lartë i rebelëve Huthi, ku shënjestra ishin 10 ministra të qeverisë së tyre.
Nuk ka ende një reagim zyrtar nga Izraeli apo nga udhëheqësit Huthi për këtë ngjarje. Nëse konfirmohet, kjo do të jetë një goditje e madhe për lidershipin e rebelëve që kontrollojnë një pjesë të konsiderueshme të Jemenit.









