AKSIDENTI I RENDE/ Rudy Giuliani përplaset nga makina – Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut po ndihmonte një grua…

Rudy Giuliani, ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut dhe ish-këshilltari i ngushtë i Donald Trump, është plagosur rëndë në një aksident trafiku në Neë Hampshire, mbrëmjen e së shtunës.

Sipas përfaqësuesit të tij, 81-vjeçari ka pësuar frakturë në shtyllën kurrizore, si dhe dëmtime të shumta në dorën e majtë dhe këmbën, pasi automjeti me të cilin udhëtonte u godit me shpejtësi nga pas.

Pak para aksidentit, Giuliani ishte ndalur për të ndihmuar një grua që ishte viktimë e dhunës në familje. Ai thirri numrin e emergjencës 911 dhe qëndroi me gruan derisa mbërriti policia, tha shefi i sigurisë së tij, Michael Ragusa, për “New York Post”.

“Aksidenti ndodhi menjëherë pasi ai u rikthye në makinë,” tha Ragusa, duke shtuar se Giuliani është “në humor të mirë” dhe po rikuperohet me forcë. “Është një luftëtar. I mbijetoi 11 Shtatorit.”

Giuliani do të qëndrojë edhe dy deri në tre ditë në spitalin e Manchester-it, përpara se të vendosë një mbajtëse mbështetëse për shpinën. Kujdesin e tij po e ndjek nga afër bashkëpunëtorja dhe infermierja personale, Maria Ryan, e cila tha se ai po i nënshtrohet ekzaminimeve shtesë dhe është në stabilizim.