ZJARR MASIV/ Finiqi vijon prej 5 ditësh nën pushtetin e flakëve – pritet mbërritja e avionit zjarrfikës nga Greqia

Prej pesë ditësh një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një zonë të vështirë malore mes Malçanit dhe Grazhdanit, në territorin e Bashkisë së Finiqit. Situata e vështirë ka kërkuar ndërhyrje nga autoritetet qendrore dhe lokale.

Operacioni po mbështetet gjithashtu nga forca tokësore të ardhura nga bashkitë Konispol, Delvinë dhe Himarë, si dhe nga 30 ushtarë të dërguar nga Ministria e Mbrojtjes. Gjithashtu pritet që së shpejti të mbërrijë edhe një avion zjarrfikës “Kanadair” nga Greqia, i cili do të ndihmojë në shuarjen ajrore të flakëve.

Ndërkohë, një zjarr ka rënë në fshatin Mbrakull, në Njësinë Administrative Mbrakull në Poliçan. Zjarri që ka shkrumbuar një sipërfaqe të madhe me pisha, është duke vijuar ende në disa zona, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.