Një restorant i ndodhur në fshatin turistik të Thethit, është shkrumbuar nga flakët gjatë mesnatës.
Siç shihet dhe nga pamjet, restoranti është tërësisht i përfshirë nga flakët, ndërsa kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë ndihmuar në shuarjen e zjarrit. Sipas raportimeve për media, mësohet se biznesi është në pronësi të shtetasit P. Gj.

Ende nuk është e qartë se çfarë ka shkaktuar ndezjen e zjarrit në restorant, ndërsa deri më tani raportohet vetëm për dëme materiale. Sakaq, akoma nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit për të përcaktuar saktësisht rrethanat e ngjarjes.












