Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur për mediat pas mbërritjes së Marcus Rashford në klubin katalanas.
“Kishte disa opsione të tjera si Luis Diaz dhe Nico Williams, por jam shumë i lumtur sepse në fund morëm Rashfordin – opsionin që më pëlqeu më së shumti”, deklaroi Laporta.
Ai shtoi se ardhja e yllit anglez përfaqëson një hap të rëndësishëm për projektin sportiv të klubit katalunas.
Joan Laporta speaks wabout Rashford, Luis Diaz, and Nico Williams
“Jemi shumë të lumtur, sepse Rashford vjen me cilësi të shkëlqyera dhe është në moshën e përsosur për të pasur sukses te Barça”.
Presidenti katalanas tha gjithashtu se motivimi i Rashfordit është i lartë.
“Ai është shumë i motivuar. Ëndrra e tij më e madhe tani është të fitojë Ligën e Kampionëve me Barçën dhe Kupën e Botës me Anglinë”, shtoi Laporta.
Deklaratat e Laportës shoqërohen edhe me pamje, ku ai shihet i buzëqeshur pranë Rashfordit, menjëherë pas zyrtarizimit të transferimit.
Tani i mbetet vetë Rashfordit të vërtetojë besimin që klubi ka vendosur tek ai – dhe të tregojë se pse Barça zgjodhi pikërisht atë për të ndërtuar të ardhmen.









