PERGJIMI/ “Edhe Agron Malaj po kandidon për t’i shpëtuar hetimit” – Dëshmia nga dosja e Veliajt

Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar sot akuzat kryebashkiakut të arrestuar Tiranës, Erion Veliaj.

SPAK ka përfshirë në këtë hetim edhe 30 të pandehur.

Një prej të pandehurve, në dosjen voluminoze prej 60 mijë faqesh, është edhe polici Fation Baci, dëshmia e të cilit ka zbardhur detaje të reja nga çështja.

Mësohet se Bici ka deklaruar se Velaij i ka marrë atij telefonin dhe ka kryer një bisedë telefonike përmes numrit të tij të telefonit.

“Ai i tha personit në anën tjetër të telefonit se duhet të lirohet dhe të kandidojë për deputet, sepse dhe Agron Malaj po kandidon për t’i shpëtuar SPAK-ut”,-thuhet në dosjen hetimore ndaj Erion Veliajt.

Siç kuptohet edhe nga ky detaj i dosjes, del emri i Agron Malajt.

Malaj, njohet si kryetari i bashkisë së Matit dhe është një prej deputetëve të  zgjedhur 11 maji.

Sipas dëshmisë, Veliaj ëhtë shprehur se Malaj kandidon si deputet për tu shpëtuar hetimeve.